Kishin lindur të ngjitura pas kokës, binjaket shohin për herë të parë njëra- tjetrën

 Kishin lindur të ngjitura pas kokës, binjaket shohin për herë të parë njëra- tjetrën

Dy vajza binjake, kishin lindur të ngjitura nga pas kokës e prej afro 1 viti kishin qëndruar ashtu. Mjekët kryen një ndërhyrje 12 orëshe e më pas, për herë të parë, dy vogëlushet u vendosën në dy shtrate të ndryshme.

Vajza ishin të ngjitura në kokë e kishin nevojë për një rikostruksion të kafkave. Dhjetëra ekspertë u mblodhën e u krye një operacion mjaft i rrallë, i komplikuar dhe i gjatë në kohë.

Procedura u krye me sukses e pas rikuperimit pozitiv, të dyja motrat mundën të shikojnë njëra tjetrën. Një pamje me të vërtetë e mrekullueshme.

“Ato po rekuperohen shumë mirë. Marrin frymë e ushqehen për llogari të tyre”.- tha Eldad Silberstein, kreu i departamentit të kirurgjisë së qendrës Soroka (Izrael)

Për të parë videon, klikoni këtu