Momente prekëse, 3 vjeçari autik gjendet pas tre ditësh i humbur në pyll… po pinte ujë në një pellg

 Momente prekëse, 3 vjeçari autik gjendet pas tre ditësh i humbur në pyll… po pinte ujë në një pellg

Ky është momenti (video më poshtë) kur një helikopter i shërbimit civil gjen një tre vjeçar, i cili prej tre ditësh kërkohej në pyll dhe nuk po gjendej.

Kërkimi ishte bërë i vështirë edhe prej faktit se vogëlushi ishte autik e nuk fliste. 3 vjeçarinuk reagonte ndaj thirrjeve të dhjetëra njerëzve që e kërkonin. Një oficer arrin ta pikasë nga ajri vogëlushin, i cili po pinte ujë e lante fytyrën në një pellg uji me baltë.

Ngjarja ka ndodhur në Australi dhe ishte kthyer në kryelajmin e të gjithë vendit, deri në ditën e djeshme, kur fëmija u gjet i gjallë. Vogëlushi i quajtur “Exhej” Elfalak (Anthony Aj Elfalak) kishte pësuar disa lëndime në trup dhe në tërësigjendja e tij shëndetësore ishte e mirë.

Fëmija ishte larguar ‘vjedhurazi’ nga prindërit dhe kishte hyrë në pyll. Prindërit e Exhej nisën menjëherë kërkimin duke u pasuar më tutje nga ndihma e autoriteteve. Kur familja e 3 vjeçarit mëson për gjetjen e tij, të gjith shpërthejnë në gëzim e lot, ndërsa ky është momenti (Kliko këtu për videon) kur nëna sheh të birin.