“Kjo është veshje e vitit 1820” Një rrugëtim drejt “rikthimit” të kostumeve popullore shqiptare

 “Kjo është veshje e vitit 1820” Një rrugëtim drejt “rikthimit” të kostumeve popullore shqiptare

Periudha e pandemisë dëmtoi shumicën e njerëzve, por ka patur raste kur kufizimi i jetës së përditshme, është shfrytëzuar si një kohë për të punuar. Veçanërisht në Gjirokastër, atje ku disa mjeshtra i kanë kushtuar kohën e mundin e tyre kostumeve tradicionale shqiptare, veshje me një histori qindra vjeçare.

Zëri Amerikës i ka kushtuar një kronikë veshjeve popullore shqiptare, duke marrë në intervistë disa prej mjeshtrave të kostumeve. Këta të fundit tregojnë detajet dhe elementët që i ndajnë veçmas kostumet shqiptare nga të tjerët.

Në nderim të punuesve të kostumeve mbi 100 vite më parë, ku tregëtorja në pazarin historik quhej “Arbërore” edhe Lizeta i vendosi studios së saj të kostumeve emërtimin “veshje arbërore”. Ajo thotë se ka arritur të plotësojë kostumet për të gjitha grupmoshat në Gjirokastër duke ruajtur motivet e vjetra.

“Në bazë të atyre që kam punuar kam kostume të 1900 -tës . Ky është një jelek dhe i nxorra me fanatizëm detajet e modelit. Kemi kostume edhe të 1820 -tës ku kam nxjerrë të gjitha detajet, ishte një kostum shumë i vjetër dhe madje i kishte mbaruar edhe copa.”

Studiuesi Ilir Lluri thotë se puna e mjeshtërve është një mision fisnik që duhet vlerësuar dhe mbështetur.

“Është një nga gjestet më fisnike që mund të bëjnë mjeshtrat e punimeve të kostumeve pasi prej vitesh pazarit i mungonte elementi i vet identitar kostumi kombëtar. Ne kemi fotografi të hershme që flasin si ka qenë pazari dikur dhe sa rëndësi i kushtohej veshjeve që dikur quheshin arbërore”.