Konflikti mes të miturve solli plagosjen e rëndë të 16 vjeçarit, mjeku që e kuroi bën një thirrje domethënëse

 Konflikti mes të miturve solli plagosjen e rëndë të 16 vjeçarit, mjeku që e kuroi bën një thirrje domethënëse

Një ngjarje e rëndë dhe trishtuese ndodhi mbrëmjen e djeshme në një fshat të Cërrikut, ku një i mitur 16 vjeçar u përlesh me një moshatar dhe mori lëndime serioze si pasojë e goditjes me thikë.

16 vjeçari u shtrua në spitalin e traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën, pasi kishte marrë një goditje me thikë në qafë.

Fatmirësisht i riu është shpëtuar nga mjekët, të cilët kanë mundur t’i mbyllin plagën serioze të marrë në qafë.

Mbi rastin në fjalë ka reaguar mjeku-kirurg, i cili u kujdes për 16 vjeçarin. Ai tregoi për momentet e vështira në mjekimin e adoleshentit dhe nevojën emergjente që shoqëria ka për të edukuar brezin e ri.

“Nuk ka sodisfaksion me te madh per nje mjek kur rremben nga pameshiresia e vdekjes per ta risjelle ne jete nje pacient, aq me teper nje 16 vjecar ,nga nje demtim shume i veshtire ne qafe me thike i arteries vertebrale qe na ngertheu ne ankthin e :Si do ja dalim?

Jeta nje here vjen dhe per largimin prej saj, natyra ka ligjet e saj. Edukimi i brezit te ri me rregullat e nje shoqerie normale- emergjence kombetare.”-shkroi mjeku Zenelaj.

Pas sherrit mes të rinjve, policia njoftoi në mbrëmje se autori me inicialet N.P, rreth 15 vjeç, u arrestua. Mbetet ende për t’u zbuluar nga hetuesit, shkaku që solli përleshjen mes adoleshentëve.