Itali, 18 vjeçarja shqiptare shuhet në aksidentin tragjik

 Itali, 18 vjeçarja shqiptare shuhet në aksidentin tragjik

Dy vajza të reja kanë pësuar një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme, ku për pasojë njëra prej tyre ka ndërruar jetë. Viktima, 18 vjeçare, ishte një vajzë shqiptare që jetonte në Castelmassa, e identifikuar në median e shtetit fqinj si Bianka Papushallaj.

Siç raporton Corriere, 18 vjeçarja ishte në sediljen e pasagjerit me mikeshën e saj , e cila po drejtonte një makinë të vogël Peugeot 208. Për arsye që priten të zbardhen nga hetimi, vajza me incialet M.C, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Autoritetet u njoftuan nga një banor i zonës. Kur urgjenca mbërriti në vendin e ngjarjes, nuk kishte më gjë për të bërë për 18 vjeçaren. Bianka kishte ndërruar jetë. Shtetasja italiane ndërkohë, u dërgua në spitalin e Veronës në gjendje kritike për jetën. Media lokale ende nuk ka dhënë më shumë detaje mbi gjendjen e saj.

Siç shkruan media italiane, 18 vjeçarja studionte në institutin e artit në Castelmassa. Familja e saj kishte mbërritur në Itali gjatë viteve ’90, si shumë shqiptarë të tjerë. Veç studimeve, gjatë verës 18 vjeçarja kishte nisur edhe punë.