Pamjet dramatike, i riu hyn në ujin e rrëmbyer dhe i shpëton jetën dy fëmijëve

 Pamjet dramatike, i riu hyn në ujin e rrëmbyer dhe i shpëton jetën dy fëmijëve

Një burrë ka mundur të kryejë me të vërtetë një akt heroik, duke i shpëtuar jetën dy fëmijëve të mitur që po i merrte uji i krijuar nga vërshimet e reshjet. Disa pamje video të regjistruara nga banorët e zonës aty kanë kapur momentin kur i riu mban në krah dy fëmijët, djem të moshave 8 e 13 vjeç. Me vështirësi të madhe e disa herë edhe duke rrezikuar, i riu arrin të nxjerrë prej ujit dy të miturit.

“Fëmijët ishin të panik. Mora përsipër që t’i shpëtoj. Kisha frikë, por shumë shpejt frika iku. Përdorëm një litar për t’u lidhur unë, ndërsa im atë e vëllai më ndihmuan. Hyra në ujë dhe falë Zotit, mundëm të shpëtojmë fëmijët”-tregoi i riu për median e huaj