Krijoi të parin telefon celular, këshilla e 92 vjeçarit: Bëni diçka me jetën tuaj

 Krijoi të parin telefon celular, këshilla e 92 vjeçarit: Bëni diçka me jetën tuaj

Credit: AP

Martin Kuper (Marin Cooper) është sot 92 vjeçar dhe njihet në të gjithë botën si i pari njeri që krijoi telefonin celularin. Në vitin e largët 1973, ai ndodhej në rrugët e Manhatanit kur me celularin e tij Motorola Dyna TAC (me peshë 1.1 kg e gjatësi 25 cm) vendosi të bëjë telefonatën e parë tek kreu i inxhinierëve të kompanisë kundërshtare (AT&T). Pranë tij ndodheshin disa gazetarë, të cilët mbetën të habitur nga fakti se Kuper po telefononte nga një celular dhe jo nga telefoni i kohës (në shtëpi, zyrë apo makinë e me një kabull pas tij).

Foto e vitit ’73

Kanë kaluar thuajse 40 vite nga ajo kohë, kur celulari mbante bateri veçse disa minuta e duheshin orë të tëra për ta karikuar. Tashmë celularët janë kthyer në mjete që ‘sfidojnë’ shumë kompjutera e madje “lënë pas” edhe aparatet fotografike.

Por duket se mendimi i Martin Kuper mbi përdorimin e celularëve, është ndryshe nga ç’pritej. Kuper u shpreh se ende nuk i besohej sesa shumë kohë shpenzojnë njerëzit me celularët e tyre.

92 vjeçari po jepte një intervistë për një program të BBC-së, kur një prej pjesëmarrësve në program i tregoi se i shpenzon të paktën 5 orë në ditë me celularin. 92 vjeçari iu përgjigj me tone humori e ironie të hollë, duke i thënë:

“Me të vërtetë? Me të vërtetë shpenzon 5 orë në ditë me celularin? Do ju thoja bëni diçka jetën tuaj”

92 vjeçari përdori fjalët ‘get a life’ që në anglisht kanë një kuptim të caktuar. Nëse i thua dikujt ‘get a life’, përgjithësisht nënkuptohet se je disi i zhgënjyer nga tjetri dhe fakti se ai/ajo ka një jetë të mërzitshme apo se vlerëson më shumë se ç’duhet gjëra të parëndësishme.