Korçë, 55 vjeçarin e gjejnë të pajetë fqinjët… jetonte i vetëm dhe ishte i sëmurë

 Korçë, 55 vjeçarin e gjejnë të pajetë fqinjët… jetonte i vetëm dhe ishte i sëmurë

Një 55 vjeçar është gjetur i pajetë këtë pasdite në Korçë. Trupi i të ndjerit është gjetur nga fqinjët, të cilët më tutje kanë lajmëruar autoritetet. Burri me inicialet Gj. K rezulton se jetonte i vetëm në një shtëpi në lagjen nr.8 të qytetit.

55 vjeçari vuante nga probleme shëndetësore, të cilat mund të jenë bërë shkas për vdekjen e tij.

Më datë 12.04.2022, rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8, Korçë, është gjetur nga fqinjët, i pajetë në banesën e tij shtetasi Gj. K., rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga të dhënat e para, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, pasi ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia mbi rastin.