Kuqezinjtë këndojnë himnin në Uells… ‘dirigjent’ bëhet Edi Reja

 Kuqezinjtë këndojnë himnin në Uells… ‘dirigjent’ bëhet Edi Reja

Kombëtarja e futbollit ka udhëtuar drejt ishullit britanik, ku do të zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipin e Uellsit, ditën e nesërme.

Pas seancave stërvitore, kuqezinjtë kanë gjetur kohën për disa momente gazmore e relaksi. Futbollistët e kombëtares shihen në një video teksa këndojnë himnin kombëtar. Pamjet i ka përcjellë Federata Shqiptare e Futbollit në rrjetet sociale.

E teksa kuqezinjtë këndojnë himnin, pozicionin e “dirigjentit” e ka marrë trajneri i kombëtares Edi Reja, i cili shihet teksa ‘instrukton’ futbollistët dhe pjesëtarët e stafit.