La 4 fëmijët tek shtëpia e vëllait dhe u ‘zhduk’… pas 3 ditësh kërkime, 31 vjeçarja kontakton me familjen

 La 4 fëmijët tek shtëpia e vëllait dhe u ‘zhduk’… pas 3 ditësh kërkime, 31 vjeçarja kontakton me familjen

Pas ndërrimit të viteve, një nënë 31 vjeçare nga Kosova shkoi në familjen e saj, së bashku me 4 fëmijët.

Por në mëngjesin e 2 janarit, atë nuk e gjeti njeri në shtëpi, çka alarmoi familjarët. Ajo nuk i kishte thënë askujt se ku dhe kur kishte ikur, duke lënë në banesën e familjes së saj të 4 fëmijët.

Siç mësuan familjarët më vonë, duke vëzhguar disa kamera sigurie, ajo kishte dalë nga shtëpia me një veturë pas mesnatës, me një person të panjohur.

Të shqetësuar, familjarët njoftuan autoritetet për rastin. Më vonë (dje më 5 janar) vëllai i 31 vjeçares dha një prononcim për Klankosovën, duke i kërkuar të motrës që të lidhet me familjen dhe t’i tregojë të paktën, nëse është mirë me shëndet.

“Kemi nejtë deri ka ora 1:30 bashkë, pastaj jemi shpërnda nëpër dhoma, unë kur e kam marrë vesh, ka qenë mëngjes, që nuk është në shpi. Përmes kamerave unë e kam zbulu në sa ora ka dalë prej shpije. Më erdhi një sms në një adresë të panjohur, jo adresa e saj. Unë Egzonës i bëj kërkesë që të lajmërohet vetë, që është mirë, vetëm ajo më intereson mua, që është mirë.”-tha i vëllai.

E duket se pas këtij prononcimi të të vëllait, nëna e 4 fëmijëve është lidhur me të për të komunikuar, siç ka treguar ai për median.

“Egzona është lajmëruar. Na ka thirrur në Snapchat dhe kemi folur me zë. Vendndodhjen nuk e dimë, se nuk na ka treguar dhe as me kënd është nuk na ka treguar. Vetëm na ka thënë se është mirë dhe e sigurt”.-është shprehur i vëllai.