Lodrat mbetën në rrugë… një 6 vjeçar aksidentohet për vdekje në Shëngjin

 Lodrat mbetën në rrugë… një 6 vjeçar aksidentohet për vdekje në Shëngjin

Kishte ardhur me familjen nga Anglia për pushime në Shëngjin. Po kalonte rrugën kur është përplasur nga një furgon.

Vogëlushi ishte i shoqëruar nga prindërit, por në një moment është shkëputur prej tyre, e aty dyshohet të ketë ndodhur tragjedia. Aksidenti ndodhi këtë të mërkurë në orët e mëngjesit. 6 vjeçari u dërgua në spital, por fatkeqësisht plagët ia morën jetën.

Shoferi i furgonit është shoqëruar në komisariat, ndërsa hetimi ka nisur për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Një ngjarje shumë e rëndë, që sërish sjell në vëmendje nevojën për të udhëtuar e drejtuar makinat me kujdes, veçanërisht në zonat e populluara.

Informacion paraprak
Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.