Masat anti-Covid lehtësohen në Shqipëri! Në dy ditët e fundit, asnjë viktimë nga koronavirusi

 Masat anti-Covid lehtësohen në Shqipëri! Në dy ditët e fundit, asnjë viktimë nga koronavirusi

Një lajm i gëzueshëm pas 244 ditësh nën kthetrat e një pandemie që duket sikur nuk gjen fund. Në dy ditët e fundit në Shqipëri, asnjë pacient nuk ka humbur jetën prej Covid.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se nga 3137 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Por pavarësisht infektimeve të reja, dje dhe sot, asnjë jetë nuk ka humbur.

Ndërkohë po këtë të enjte, komiteti teknik i ekspetëve, vendosi të lehtësojë masat anti- Covid duke nisur nga 1 qershori, e marta e javës së ardhshme. Nga 1 qershori do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambiente të jashtme e të mbyllura, ndërsa orari i liridaljes do të shtyhet deri në orën 23:00. Nga 15 qershori do të lejohet grumbullimi i 50 personave në ambientet e jashtme, ndërsa në muajin korrik ora policore do të shtyhet deri në mesnatë.

Më poshtë disa nga statistikat e përcjella nga Ministria e Shëndetësisë për situatën covid në Shqipëri

Statistika (27 Maj 2021)
Raste të reja ditore        20
Të shëruar në 24 orë      64
Të shtruar në spitale      43
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                3,137

Testime totale            709,464
Raste pozitive             132,264
Raste të shëruara        129,042
Raste Aktive                  775
Humbje jete                  2,447

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         378
Korçë            94
Shkodër       83
Vlorë             43
Elbasan        39
Berat             38
Lezhë           29
Gjirokastër   26
Fier               20
Kukës           10
Durrës          11
Dibër          4