“Mbetëm gojëhapur” Prindërit nuk mund të operonin vajzën, mijëra njerëz i ndihmojnë

 “Mbetëm gojëhapur” Prindërit nuk mund të operonin vajzën, mijëra njerëz i ndihmojnë

Kur vajza e tyre lindi, në ballin e saj kishte një shenjë të madhe të errët. Ishin qeliza (benjinje) të errëta, të cilat i zinin një pjesë të konsiderueshme ne fytyrë. Prindërit e vogëlushes, e quajtur Viena, nuk mund të përballonin faturën e operimit dhe kësisoj vendosën të bëjnë një thirrje për ndihmë.

Kurrë nuk e kishin pritur, se do të ndihmoheshin nga mijëra njerëz. 25 mijë paund mblodhën burrë e grua, Danieli e Selina.

Prindërit mbetën pa fjalë nga reagimi i njerëzve dhe tashmë po bëhen gati për tre operime të cilat do të duhet të kryejë vogëlushja e tyre.

Operimet do të kushtojnë afro 14 mijë paund, ndërsa prindërit e vogëlushes kanë vendosur që pjesën tjetër të parave t’ja dhurojnë një tjetër familje që është në pamundësi, njëlloj si ata.

“Ishte thjesht e pabesueshme të them të drejtën. Njerëzit janë kaq të mirë dhe zemërgjerësia në këto kohë është me të vërtetë një mrekulli”-tha Daniel, babai i vogëlushes.