Mbyllen ndeshjet e kësaj jave të fazës së 1/16 në Uefa Champions League

 Mbyllen ndeshjet e kësaj jave të fazës së 1/16 në Uefa Champions League

Janë mbyllur ndeshjet e kësaj jave në Uefa Champions League . Të martën PSG u vu përball Realit të Madridit në Paris ku çdo gjë u vendos në minutën e 94 nga Kylian Mbappe. Ndërsa në sfidën tjetër ekipi i Manchester City-t udhëtonte në Lisbonë për tu përballur me vendasit e Sportingut . Gjithcka duket formalitet për kalimin në fazën tjetër për ekipin nga Manchesteri pas fitores 0-5 në Lisbonë . Ndeshjet e ardhshme luhen në datë 9 Mars.


Të mërkurën Interi i Inzaghit priste Liverpool-in në Milano ndërsa Bayerni i Mynihut luante përball Salzburg në Austri . Interi pas nje pjese të parë mjaft të mirë nuk arriti ti bënte ballë djemve të Jurgen Klopp ku në harkun e 8 minutave për Liverpool realizuan Firmino e Salah . Liverpool tashmë pret i qetë dhe komod Interin në Anfield pas rezultatit 0-2 të arritur në Milano .


Ndërkohe Bayerni dhe Salzburgu nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 . Një gol për çdo pjesë mjaftoi per të dyja ekipet që gjithcka të mbetet e hapur për ndeshjen e ardhshme në Allianz Arena . Të dyja takimet e rradhes luhen në datën 8 Mars .