“Më mirë t’i dhurosh rrobat që nuk përdor” Një mur i “mirësisë” për nevojtarët dhe të pastrehët

 “Më mirë t’i dhurosh rrobat që nuk përdor” Një mur i “mirësisë” për nevojtarët dhe të pastrehët

Në zemër të Stokholmit (Suedi), një grua ka ngritur në këmbë një stendë të thjeshtë me varëse. Çdokush është i mirëpritur që të vendosë aty rroba që nuk i duhen apo që ka ndërmend t’i hedhë.

Por pse të hedhësh veshje e këpucë, kur mund t’ja dhurosh dikujt që nuk ka mundësi të blejë rroba apo jeton në mes të rrugës?

Duke patur këtë në mendje, Ida Eriksen ngriti një ‘mur të mirësisë’ për t’i dalë në ndihmë nevojtarëve, veçabërisht në këto ditë të ftohta të dimrit.

“Ne duam që njerëzit të vijnë këtu për të vendosur rroba të ngrohta. Muri vendoset gjatë periudhës së ftohtë të dimrit, kur njerëzit kanë nevojë për rroba të ngrohta, njerëz që nuk e kanë një shtëpi për shembull. Kemi rroba për fëmijë, këpucë të ndryshme, gjithçka që mund të mendoni se dikujt mund t’i hyjë në punë, e vendosni në këtë mur, është kaq e thjeshtë.

Çdo ditë njerëzit vendosin rroba dhe çdo natë këtë mur e gjen të boshatisur, ata që kanë nevojë marrin rroba. Pra është mjaft e thjeshtë, mund të sjellësh çfarëdo që nuk përdor, më mirë t’i sjellësh këtu sesa t’i lësh të rrinë në shtëpi”-tha gruaja për AFP.

Video u postua nga REL