“Pema ra në shtëpi, aty flinin fëmijë” Pas tornadove, SHBA-të përballen me stuhi të fuqishme

 “Pema ra në shtëpi, aty flinin fëmijë” Pas tornadove, SHBA-të përballen me stuhi të fuqishme

Disa ditë pas tornadove që sollën shkatërrim masiv në 4 shtete, moti i keq, stuhitë e erës dhe të rërës kanë sjellë të tjera dëme serioze në perëndim të Amerikës.

Erërat e forta kanë sjellë stuhi rëre e madje tornado të tjera në disa zona të vendit. Shoferët u lutën që të mos dalin në rrugë me makina, pasi shumë automjete e deri në kamionë, u rrëzuan përtokë për shkak të stuhive që kapnin shpejtësi prej 160 km/h.

BBC ka sjellë një video-montazh të disa prej dëmeve, ndërsa në një shtëpi disa fëmijë kishin shpëtuar mrekullisht nga vdekja, teksa një pemë e madhe pranë banesës së tyre kishte rënë e shkatërruar objektin.