Liga e Kombeve, zbardhet kalendari i ndeshjeve për kuqezinjtë… sfida e parë me Rusët në Shqipëri

 Liga e Kombeve, zbardhet kalendari i ndeshjeve për kuqezinjtë… sfida e parë me Rusët në Shqipëri

Shqipëria u vendos në grupin B2 pas shortit të hedhur ditën e djeshme nga UEFA, për edicionin e tretë të “Ligës së Kombeve”, 2022-23.

Tashmë është përcaktuar dhe kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë për garën, ndërsa në grupin B2 ndodhen Izraeli, Rusia e Islanda.

Katër ndeshjet e para të kombëtares Kuqezi do të luhen në qershor gjatë një harku kohor mjaft të ngjeshur (brenda dy javëve). Ndeshjet do të nisin në përballje me Rusinë, një sfidë që do të luhet në Shqipëri.

Pas pauzës së verës, Liga e Kombeve do të rikthehet në shtator. Ky është dhe kalendari i ndeshjeve.