“Ikëm nga lufta, jemi familje 8 anëtarëshe” New York, si e humbi jetën në aksident i riu shqiptar

 “Ikëm nga lufta, jemi familje 8 anëtarëshe” New York, si e humbi jetën në aksident i riu shqiptar

Shpejtësia e lartë i mori jetën ditën e djeshme një 26 vjeçari shqiptar, i cili udhëtonte me një Mercedes ml320 të vitit 1998 nëpër rrugët e Bronx-it në New York.

Siç njoftoi një prej gazetave lokale të qytetit, i riu kishte kaluar tre semaforë me dritë të kuqe, para se të humbte kontrollin e mjetit e të përplasej me një shtyllë në “Haight Avenue” rreth orës 12: 15 të mesditës.

Ngjarja ndodhi afro 2 km larg banesës së të riut. Në makinë Kreshnik Kajtazaj udhëtonte me një 24 vjeçar, i cili po ashtu mori plagë serioe dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital (Jacobi Medical Center).

Kreshniku ishte me origjinë nga Kosova, ndërsa në një prononcim të shkurtër për median lokale, nëna e tij tha këto fjalë

“Kreshniku kishte pasion të madh për jetën, kishte shumë miq… ne jemi familje 8 anëtarëshe, ikëm nga vendi, ikëm nga lufta dhe erdhëm këtu për një jetë më të mirë”