“S’ka njerëz këtu, vetëm ujqër” Nga kasollja në mrekullinë e shqiptarëve, si i ndryshoi jeta familjes Shehu

 “S’ka njerëz këtu, vetëm ujqër” Nga kasollja në mrekullinë e shqiptarëve, si i ndryshoi jeta familjes Shehu

Në fshatin Zall Broz të Krujës. Një vend krejt i braktisur nga njerëzit, ama i “populluar” nga egërsirat. Këtu jetonte familja Shehu me dy fëmijët e mitur.

E veçse të qenit të vetëm në mesin e hiçit, tërmeti i 26 nëntorit u kishte shkatërruar shtëpinë. Sabahu, baba i dy fëmijëve, kishte ndërtuar një kasolle prej llamarine, si të vetmin vend ku mund të qëndronin disi të sigurt nga kafshët e egra.

Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” nuk i braksiti shpresat dhe ëndrrën e kësaj familje, për të parë një ditë të lumtur…. falë ndihmës së dhjetëra donatorëve, familja Shehu mbërriti në Kamëz, atje ku iu dhurua një apartament.

Ka kaluar kohë që nga dita kur u fati i kësaj familje u ndriçua nga mrekullia e shqiptarëve, por emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” është rikthyer, për të parë familjen.

“26 nëntori mos ardhtë kurrë. Isha në një banesë të vjetër e shyqyr shpëtuam atë natë. Banesa doli e pabanueshme. U detyrova të bëj një kasolle me llamarina. Jeta ishte shumë e vështirë, jeta e vetmuar, pa shëndetësi, pa rrugë, asgjë… i bllokuar gjithë dimrin.

Aty ishin në një kasolle, këtu jemi në shtëpi, me ballkon, me ashensor, me supërmarketin në katin e parë, i kemi të gjitha kushtet. Çdo gjë ka ndryshuar, fëmijët kanë ndryshuar, shkojnë në shkollë, kanë shokë e shoqe. Nga vuatjet që kanë kaluar, tani janë sikur me pat shkuar në parajsë.”-tregoi Sabahu.

“I kujtoj të gjitha ato vuajtje që kemi hequr. Frikë kishim, rrinim zgjuar. Këtu tashmë i kemi të gjitha. Shkojmë në shkollë, bëjmë detyrat, kemi shokë e shoqe. Jeta e familjes sime ka ndryshuar plotësisht, i falenderoj të gjithë shqiptarët që kontribuan për ne.”-tregoi Zoja.

“Gatuanim me zjarr, me dru. Rrobat i lanim me kazanë, me qiri jetonim se drita nuk kishte. Këtu është ndryshe, i kemi të gjitha kushtet, të gjitha. Kur marr rrobat t’i çoj në lavatriçe, më duket si ëndërr. Jeta ka ndryshuar 100 %, falë jush, falë “Shqiptarët për Shqiptarët”.”-na tregoi Trëndafilja, nëna e dy fëmijëve.

“Falë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”. Unë e falenderoj të gjithë stafin tuaj.”-shtoi Sabahu.