“Ishin të varfër, por më dhanë gjithçka kishin që t’ja shpëtoja jetën time shoqeje”

 “Ishin të varfër, por më dhanë gjithçka kishin që t’ja shpëtoja jetën time shoqeje”

Viti 2015. Liban. Kaled Uaka po shihte të shoqen, kockë e lëkurë e të zverdhur. Qëkur ikën prej luftës në Siri, të dy jetonin në kushte ekstreme, për ditë pa ngrënë, përherë duke fjetur rrugëve.

“Unë e ime shoqe po vdisnim”-kujton Kaledi. Gjendja e të shoqes, Dalal, u bë aq e keqe saqë ajo duhej me patjetër të shkonte në spital. 500 dollarë kërkonte spitali për të gjitha faturat mjekësore.

Kaledit i kujtohet se të shoqen e la në spital. I lutej njerëzve nëpër rrugë e institucione… askush nuk e ndihmoi. Një prej miqve të tij e postoi historinë në rrjetin social… Refugjatët sirianë, që patën të njëjtin fat me të, nisën ta marrin në telefon Kaledin.

“Merrja telefonata nga njerëz që nuk kishin para, por që donin të më ndihmonin. Ata më dhanë gjithçka kishin e arrita të mbledh bashkë 200 dollarë”-kujton Kaledi.

Pas shumë lutjeve në spital, këta të fundit e pranuan të shoqen e emigrantit me aq para sa ai kishte mbledhur, 200 dollarë.

Kaledit i rrjedhin lot, kur kujton sesi refugjatë e bashkëkombas sirianë e ndihmuan, i dhanë ato pak që kishin në mënyrë që e shoqja e saj të shpëtonte.

Për të shkuar më tutje në vitin 2017. Kaledi mori aprovimin për azil në Britani, falë ndihmës së një gruaje, Midelit, e cila punonte si bamirëse e vullnetare në një kamp refugjatësh.

“Ajo na i hapi dyert”-kujton emigranti.

E qëkur ka ardhur në Britani Kaledi, e vetmja gjë që ka bërë, ka qenë të punojë për bamirësi, të ndihmojë ata që kanë nevojë. Kaledi nisi të gatuajë, bëjë klasa mësimore për stërvitje dhe të ndihmojë me punët në xhami.

Çdo të dielë Kaledi shpërndan ushqim tradicional sirian për njerëzit e pastrehë, ndërsa fjalët e tij tregojnë shumëçka.

“E di se çdo të thotë të jesh i uritur, të njëjtën ndjesi provova unë e familja ime”

Burimi: The Guardian/ Përshtati me shkurtime: Shqiptarët për Shqiptarët