“Më vjen keq për mamin, i duhet të bëjë gjithçka” Sakrifica e një nëne me dy fëmijë të paralizuar

 “Më vjen keq për mamin, i duhet të bëjë gjithçka” Sakrifica e një nëne me dy fëmijë të paralizuar

“Keq më vjen për mamin, e cila duhet të bëjë gjithçka. Nuk është e lehtë. Do të ishte mirë të kishim njerëz që kujdesen për ne, të paktën ajo të pushonte pak”

Kështu thotë Aleksi, një 16 vjeçar i cili së bashku me të vëllanë binjak, Semin, vuajnë nga një sëmundje gjenetike e cila i ka mbajtur të paralizuar e në karrige me rrota.

Nëna e dy djemve prej 16 vitesh ka sakrifikuar jetën e saj në përkujdesjen e djemve, një “punë” të cilën veç punonjësve të specializuar, mund ta bëjë vetëm një nënë.

Djemtë të dy studiojnë dhe duan të bëhen një dyshe aktorësh komikë në televizion. Familja merr një pagesë nga shteti dhe çdo ditë kërkon që të gjejë punëtorë për t’u kujdesur për djemtë, por duket se orvatja është e vështirë për shkak të mungesës së kujdestarëve.

Sara, nëna e djemve, tregon për BBC vështirësitë e të jetuarit me dy fëmijë të paralizuar.

“Të jesh e vetme në shumicën e kohës me djemtë, është një punë shumë e lodhshme. Më kanë mbaruar idetë, se ku mund të gjej ndihmë.”-tregon nëna.