Pamjet, reshjet e dendura sjellin përmbytje në Shkodër

 Pamjet, reshjet e dendura sjellin përmbytje në Shkodër

Intensiteti i lartë i reshjeve duket se ka sjellë probleme në Shkodër.

Një sërë rrugësh kryesore të qytetit verior janë përmbytur, duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve dhe të kmëbësorëve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ndërkohë, raportoi se të gjitha rrugët nacionale mund të qarkullohen pa probleme.

Si pasojë e reshjeve të mëdha, përdoruesit janë të lutur të bëjnë kujdes me shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.