Media marokene: 5 vjeçari i nxjerrë nga pusi pas 4 ditësh orvatje… ka ndërruar jetë

 Media marokene: 5 vjeçari i nxjerrë nga pusi pas 4 ditësh orvatje… ka ndërruar jetë

Media marokene ka përcjellë lajmin se 5 vjeçari i cili doli nga pusi ku qëndroi për afro 5 ditë, ka ndërruar jetë.

Pas konfirmimit se ai doli nga pusi i gjallë, tashmë media në Marok shkruan se vogëlushi ka humbur jetën.

Një mesazh i mbretit të Marokut u përcoll në median e atjeshme, ku ky i fundit u shprehte ngushëllimet familjes.

Lajmin e ka konfirmuar (deri më tani) edhe BBC. Mbetet ende e paqartë, nëse vogëlushi ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital apo përpara nxjerrjes nga pusi.

Një orvatje e jashtëzakonshme u bë për shpëtimin e 5 vjeçarit i cili u rrëzua nga një lartësi prej 32 metrash në një gropë pusi, teksa po luante të martën pasdite. Ekipet e shpëtimit hapën një gropë të madhe prej mëse 32 metrash e prej mëse 24 orësh gërmuan horizontalisht për të mbërritur tek vogëlushi.