Lushnje, djali 41 vjeçar kërcënon t’i marrë jetën nënës së tij

 Lushnje, djali 41 vjeçar kërcënon t’i marrë jetën nënës së tij

Një 41 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka kërcënuar të vrasë nënën e tij me armë. 41 vjeçari madje edhe ka qëlluar në oborrin e banesës. Me të parë se policia po vjen, ai ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga në afërsi të një lokali.

Forcat e policisë informuan se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E.K, në një lokal në fshatin Dushk të Lushnjes. 41 vjeçarit iu sekuestrua arma me të cilën qëlloi, e cila kishte fishekë në fole dhe gati për t’u përdorur.

Bashkë me të u shpall në kërkim dhe një tjetër person, mik i 41 vjeçarit. Në banesën e shtetasit me inicialet A.Z u krye një kontroll, nga ku u gjet një tjetër armë zjarri dhe disa doza lënde narkotike.

“Kanosi me armë zjarri dhe qëlloi drejt nënës së tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje). Shpallet në kërkim edhe shoku i tij pasi gjatë kontrollit në banesë ju gjet një armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe lëndë narkotike cannabis sativa. Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Dushk, një shtetas ka kanosur për të vrarë nënën e tij si edhe ka gjuajtur me armë zjarri në oborrin e banesës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

41-vjeçari E.K, porsa ka parë shërbimet e Policisë është larguar menjëherë, por pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është lokalizuar në një lokal në fshatin Dushk, Lushnjë, dhe falë ndërhyrjes me profesionalizëm, u bë neutralizimi në kohë i tij dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë me fishekë në fole gati për qitje dhe një krëhër me fishekë luftarak.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Policia, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit A. Z., me të cilën autori shoqërohej. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A.Z, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, 46 fishekë luftarak dhe një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në 31 doza.”-njoftoi policia.