“Mendova me veten… o Zot i madh, rigjeta vajzën” I moshuari takon të bijën pas 58 vitesh

 “Mendova me veten… o Zot i madh, rigjeta vajzën” I moshuari takon të bijën pas 58 vitesh

“Ishte si një mrekulli kjo që ndodhi dhe unë nuk besoj tek mrekullitë”

Këto janë fjalët e një të moshuari, i cili përqafoi të bijën pas 58 vitesh. Historia prekëse u përcoll nga BBC, ndërsa Brajani tregoi se afro 6 dekada më parë, vajza e tij u largua me të ëmën.

“Të dielave unë shkoja e takoja vajzën, luaja me Xhulin. Por një ditë mora një telefonatë, më thanë që vajza kishte ikur në tjetër vend. Vetes i thashë, mbaje mend, mbaje mend fytyrën e vajzës… sepse nuk prisja ta shihja më vajzën”

Në atë kohë dhe për arsye të tjera (të cilat BBC nuk i përcjell në kronikë), Brajani nuk mundi të shohë apo kontaktojë më me të bijën, pavarësisht dëshirës së tij.

Jeta vijoi për Xhulin dhe të atin. Nëna e Xhulit u martua sërish e krijoi familje. Njëlloj dhe Brajani. Por ishte dëshira e madhe e Xhulit për të takuar të atin, ajo që i dha shtysë kësaj historie prekëse.

Nëna e Xhulit ndërroi jetë dhe ajo vendosi që të vihej në kërkim të të atit. Shkroi në rrjetin social nëse dikush e njihte Brajan Rotherin. E në fakt ishte rrjeti social (Facebook), ai që e ndihmoi Xhulin 59 vjeçe, të gjejë të atin.

“Më erdhi një mesazh, më pyeste nëse e njoh Xhuli Lundin… i thashë po dhe aq ishte. Mendova me veten, O zot i madh, rigjeta vajzën”-tregoi i moshuari për BBC-në.

“Për mua ishte një mrekulli, ishte sikur një pjesë të kishte zgjidhur enigmën e jetës. Ai (Brajani) mund të ishte kudo, mund të kishte emigruar jashtë vendit, por në fakt ishte vetëm gjysëm ore larg meje… kjo ishte me të vërtetë e pabesueshme”-tregoi Xhuli.

Për më tepër shikoni videon e BBC