Mes akullit në lumë! Shikoni sesi këta njerëz sfidojnë të ftohtin për të shpëtuar një qen

 Mes akullit në lumë! Shikoni sesi këta njerëz sfidojnë të ftohtin për të shpëtuar një qen

Moskë, Rusi. Moti atje shkon në minus disa gradë dhe sipërfaqja e lumenjve ngrin natyrshëm për shkak të të ftohtit.

Një episod i bukur veçse, është kapur në kamera, teksa një qen ka ngecur mes akullit dhe ujit në lumë. Dhjetëra njerëz mblidhen aty pranë dhe shumë prej tyre mundohen të gjejnë një mënyrë për të hyrë në lumë, me qëllim për të nxjerrë qenin që ka ngecur në ujin e ftohtë.

Një burrë hyn brenda dhe merr një degë të gjatë në tentativë për ta shpëtuar qenin. Akulli thyhet dhe duket sikur ai po heq dorë nga orvatja për ta shpëtuar qenin… derisa një grup tjetër të rinjsh vendonsin të ndërhyrjnë. Një djalë arrin të ecë pa thyer sipërfaqen e hollë të akullit dhe kap nga kollarja qenin.

Ndiqeni këtë video të postuar nga Daily Mail, i cili prezanton dy raste kur njerëzit sfidojnë të ftohtin për të shpëtuar qentë.