Mëse 3 javë pas vdekjes së minatorit, qeni vijon të shkojë përditë në minierë…pret të zotin

 Mëse 3 javë pas vdekjes së minatorit, qeni vijon të shkojë përditë në minierë…pret të zotin

Një shpërthim në një minierë qymyri i mori jetën disa javë më parë të paktën 7 minatorëve. 53 vjeçar i quajtur Gonzalo Kruz, ishte një ndër minatorët që ndërruan jetë si pasojë e aksidentit

Ngjarja ndodhi në Meksikë. Por pas raportimit të lajmit të trishtë, vëmendjen e medias vendase atje e tërhoqi ky qen, të cilin minatori 53 vjeçar e kishte marrë në shtëpi prej disa muajsh.

Qeni shkonte çdo ditë së bashku me të ndjerin drejt punës së këtij të fundit në minierë. E shoqja e minatorit tregoi për median vendase:

“Qeni çohej përditë në orën 6 e gjysëm të mëngjesit dhe nisej me tim shoq drejt minierës, një rrugë rreth 1 km e gjatë. Në shumë raste ai qëndronte jashtë minierës, derisa im shoq përfundonte punën”

Ditën që 53 vjeçari ndërroi jetë, qeni qëndroi deri në orët e vona të darkës në hyrje të minierës, për t’u kthyer më pas i vetëm në shtëpi. Që nga ajo kohë kanë kaluar 3 javë dhe qeni vijon ende të përshkojë rrugën. Ndalon në hyrje të minierës dhe pret të zotin, 53 vjeçarin e ndjerë. Sipas familjarëve të viktimës, në tre javët e fundit qeni nuk ushqehet thuajse fare dhe pi vetëm ujë.

“Mbase ai mendon se im shoq ëstë ende brenda në minierë. Kur kthehet në shtëpi qëndron i vetëm. Një ditë e pashë duke qarë e hungërirë, them se ai e ndjen dhimbjen, mungesën e tim shoqi, të cilin s’do ta shohë dot më”-tha gruaja e të ndjerit.