Minibusi bie në humnerë në Gramsh, 30 vjeçari ndërron jetë, 9 të tjerë mbeten të plagosur

 Minibusi bie në humnerë në Gramsh, 30 vjeçari ndërron jetë, 9 të tjerë mbeten të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Gramsh, ku një minibus me pasagjerë ka rënë në humnerë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bregas dhe sipas autoriteteve një i ri 30 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit. 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë nxjerrë nga makina nga shërbimet e policisë e zjarrfikësit. Dyshohet se shoferi i automjetit ka humbur kontrollin e minibusit, pasi ka pësuar luhatje të tensionit, të cilat i kanë sjellë gjendje të fikëti.

“Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjekësore.“-njoftoi policia.