Momente të dhimbshme, kjo vajzë e Kosovës po lufton për jetën! Nëna e saj përgjërohet për ndihmë

 Momente të dhimbshme, kjo vajzë e Kosovës po lufton për jetën! Nëna e saj përgjërohet për ndihmë

Po lufton për jetën. Në spital prej disa kohësh, mes dhimbjesh e sprovash që asnjë fëmijë s’duhet t’i kalojë. Por për Merjemen nga Kosova, koha është e pakët. Ajo vuan nga një problem në mëlçinë e saj dhe ka nevojë urgjente për transplant.

Merjemja ka vetëm nënën, e cila përgjërohet për ndihmë. E vetme ajo i ka shpresat të humbura. Kurimi e transporti drejt Turqisë kushton dhe nëna e Merjemes tashmë është dorëzuar.

I lutet Zotit për shpëtim dhe i përgjërohet kujtdo që ka mundësinë për ta ndihmuar. Një nënë që kërkon ndihmë për jetën e të bijës.