Momente tmerri për turistin teksa panelet e xhamit në urë, thyhen prej erës 150 km/h

 Momente tmerri për turistin teksa panelet e xhamit në urë, thyhen prej erës 150 km/h

Ky burrë përjetoi momente tmerri teksa po ecte në një urë me fund qelqi, kur papritmas erërat e fuqishme kanë krisur panelet e xhamit. Burri është kapur në strukturën e çelikut dhe ka mbetur aty derisa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, që kanë bërë të mundur shpëtimin e tij.

Ura e varur qëndronte në një lartësi prej 100 metrash në malin Piyan. Ngjarja e frikshme ka ndodhur në Kinë. Erërat atje kanë kapur shifra prej 150 kilometrash në orë dhe kanë thyer një sërë panelesh xhami të urës, duke destabilizuar strukturën.

Fotot e kësaj ndodhie janë kapur nga turistët dhe janë postuar në rrjetet sociale, duke u parë vetëm në Kinë 5.8 milionë herë.

Fatmirësisht burri (turist) nuk është lënduar raportojnë mediat e huaja. Menjëherë sapo është shpëtuar turisti është dërguar në spital.