Momentet kur ndërtesa 71 katëshe fillon të lëkundet, njerëzit vrapojnë të frikësuar

 Momentet kur ndërtesa 71 katëshe fillon të lëkundet, njerëzit vrapojnë të frikësuar

Një qiellgërvishtëse rreth 356 metra e lartë nisi të lëkundej, duke shkaktuar panik të madh mes njerëzve brenda dhe poshtë saj.

Në këtë video të publikuar nga media kineze, shihen momentet kur ndërtesa 71 katëshe lëkundet, ndërsa njerëzit vrapojnë të frikësuar.

Fillimisht u mendua se në zonë kishte rënë një tërmet, por autoritetet atje nuk kanë regjistruar asnjë aktivitet sizmik, duke e bërë edhe më të çuditshëm rastin. Ndërtesa në fjalë ndodhet në qendrën e Shenzhen, një qytet industrial me më shumë se 12 milionë banorë. Qiellgërvishtësja është ndërtesa e 72 më e lartë në botë dhe ende mbetet mister i pazgjidhur se përse këtë të martë nisi të lëkundej.

Sipas raportimit të AFP-së (përcjellë nga France24), autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e lëkundjes, ndërsa kulla është zbrazur tashmë nga njerëzit.