Fshati në Itali del në sipërfaqe, 71 vite pasi u pëmbyt qëllimisht

 Fshati në Itali del në sipërfaqe, 71 vite pasi u pëmbyt qëllimisht

Mbetjet e një fshati të vjetër në Itali kanë dalë në sipërfaqe pas 71 vitesh të mbuluara ga uji. Kuron, një fshat i vjetër alpin në pjesën jugore të Tiolit, u mbulua nga autoritetet në vitet 1950 për t’u kthyer në një rezervuar uji që do të shërbente për një digë për prodhimin e energjisë elektrike.

Diga u krijua për të bashkuar dy lumenj e kësisoj një mundësi për të gjënëtuar energji elektrikke, duke bërë që fshati të mbulohej krejtësisht nga uji. Pavarësisht se atje kishte qindra banorë, vendimi u mor dhe rreth 163 shtëpi u zhytën nën ujë. Vetëm një kishë e shekullit të XIV mbeti e dukshme, për shkak të lartësisë së saj.

Tashmë dekada më vonë, për shkak të riparimeve që duhen kryer atjë, rezervuari i ujit është tharë, duke nxjerrë në hap ato godina e mbetje të dikurshme të fshatit në afërsi të kufijve me Austrinë e Zvicrën.

Ky fshat nuk kishte shumë italianë por më së shumti austriakë. Sipas një artikulli të “The Times”, në vitet ’40 autoritetet italiane vunë një lajmërim për largimin e banorëve, duke thënë se thellësia e ujit do ishte vetëm 5 metra… por më pas rezultoi se uji do të ishte i thellë të paktën 22 metra.

Historia e këtij fshati madje ka inspiruar dhe një film dramë në Netflix, të quajtur “Curon”