Motrat binjake më të vjetra në botë, kanë lindur në 1913

 Motrat binjake më të vjetra në botë, kanë lindur në 1913

Dy motra binjake të cilat po i afrohen 108 vjetorit të tyre, janë shpallur nga rekordet Guinness, si motrat binjake më të vjetra në botë.

Umeno e Koume janë dy motra japoneze, të cilat kanë lindur në vitin 1913 e janë zyrtarisht binjaket më të vjetra në botë.

Njoftimi u bë në fillim të shtatorit, ndërsa më parë dy motrat më të vjetra në botë, ishin sërish japoneze dhe quheshin Kin dhe Gin (emrat përkthehen në Ar e Argjendt). Këto të fundit kishin lindur në vitin 1892 dhe ndërruan jetë në vitin 2000 e 2001.

Në atë kohë Kin e Gin morën vëmendje mediatike, ndërsa dy motrat binjake Umeno e Koume bënin shaka se mbase dhe ato arrinin mbi 100 vjeç.

E në fakt ashtu ndodhi, Umeno e Koume arritën 100 vjeç e madje tani janë afër përvjetorit të 108.

Japonia mbetet vendi me jetëgjatësinë më të madhe në botë. Kultura në Japoni dikton respektimin për të moshuarit. Njeriu më i vjetër i regjistruar është po ashtu një femër, një japoneze e quajtur Kane Tanaka e cila jetoi për 118 vite.