“Na iku ëngjëlli” 9 vjeçari shqiptar humb jetën prej korrentit, rrëfimi në lot i xhaxhait

 “Na iku ëngjëlli” 9 vjeçari shqiptar humb jetën prej korrentit, rrëfimi në lot i xhaxhait

Një fëmijë vetëm 9 vjeçar ndërroi jetë tragjikisht në Zakinthos të Greqisë, teksa luante me shokët. 9 vjeçari shqiptar ra në kontakt me rrymën elektrke me një kondicioner të një godine që shërbente si hotel, fare pranë shtëpisë së tij. Ngjarjen e rëndë e kanë parë dhe fëmijët me të cilë luante i ndjeri. Për median greke ka folur xhaxhai e një i afërm i familjes së 9 vjeçarit. Xhaxhai i vogëlushit nuk i mban dot lotët, teksa tregon se i iku një ëngjëll, fëmija të cilin e kishin rritur me sakrifica të mëdha.

“Na iku nipi… Siç e keni marrë vesh, ndodhi një aksident prej rrymës elektrike. Fëmija po luante me disa fëmijë të tjerë dhe e gjetëm të vdekur. Nuk gjetëm një njeri që të na ndihmonte. Ambulanca erdhi vonë, por ndoshta ishte dhe shumë vonë për djalin edhe sikur ambulanca të vinte shpejt.

Nuk kam çfarë të them, na iku një ëngjëll. Na iku një ëngjëll që e kemi rritur me shumë vështirësi që vetëm ne familjarët i dimë vështirësitë që kemi kaluar.  Na iku fëmija shumë padrejtësisht.”-tha xhaxhai i përlotur.

I afërmi i familjes u shpreh po ashtu për median sesi ndodhi incidenti.

“Fëmija luante çdo ditë me fëmijët e tjerë. Dje kur luanin kukafshehti, djali ka kapur hekurin, sepse pyeta shokun e tij, atë që kishte në krah. Shoku i tij na tregoi se kapi hekurin (e kondicioneri) dhe u shkund e ra përtokë. Më tutje shoku i vet i foli babait të tij. E mori babai i shokut në krahë e ia dërgoi të atit të fëmijës. Dua të them që atje hekurat a kabullat e kondicionerëve nuk janë të mbrojtur, që të ruhen fëmijët që luajnë atje.

Vendi atje është si tip oborri, janë dy shtëpi ngjitur. Policia erdhi e bëri fotot. Edhe dje erdhi një prej punonjësve të institutit të energjisë elektrike, e preku kabllin me dorë dhe e pamë të gjithë që e zuri korrenti dhe atë, pra atje kishte rrymë. “

Media greke ka marrë prononcime edhe nga qytetarët e Zakinthos, ndërsa njëri me të drejtë tregon se shpesh reagimi vjen pas ngjarjes e jo para ndodhive tragjike si kjo e fundit.

“Pa dashur të hedh faj tek asnjë, këto mund të ndodhin kudo. Gabimi është se pasi ndodh ne shohim se çfarë mund të rregullojmë, jo përpara.”