Ndahet nga jeta legjenda gjermane, Gerd Muller

 Ndahet nga jeta legjenda gjermane, Gerd Muller

Është ndarë nga jeta këtë të dielë Gerd Muller, një prej legjendave të futbollit gjerman. Muller ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare, i sëmurë prej kohësh nga Alzheimer

Muller i përket një brezi të artë të futbollit gjerman, një brez me të cilin shumë shqiptarë sportdashës janë rritur.

Para Messit e Ronaldos, ishte Muller ai që dominonte shumë prej rekordeve në Europë.

Në 427 ndeshje të Bundesligës, Muller shënoi 365 gola, fitoi 4 herë kampionatin, 4 kupa e 3 herë Kupën Europiane.

Për të mos harruar kampionatin botëror, ku Muller shënoi 68 gola me përfaqësuesen gjermane dhe ngriti kupën e botës në vitin 1974, në përballjen me Holandën (gjermanët fituan me rezultatin 2-1, goli i dytë u realizua nga Muller).

Bayern Munchen dhe të gjithë tifozët tanë mbajnë zi për Gerd Muller, i cili humbi jetën sot në mëngjes në moshën 75-vjeçare“,-shkruan ekipi i Bayern në rrjetet sociale.