“Para se të vdiste babai na e la amanet” Rrëfimi i të moshuarit, që ruan mullirin me ujë të fshatit

 “Para se të vdiste babai na e la amanet” Rrëfimi i të moshuarit, që ruan mullirin me ujë të fshatit

Kjo godinë e vjetër, e meremetuar disi, mban brenda vetes një makineri afro 1 shekullore. Është një mulli me ujë, një teknologji e vjetër e mbase për shumëkënd jo e njohur.

Mulliri ndodhet në fshatin Lumas në Shqipëri dhe familja Shaupi kujdeset që mulliri të jetë në gjendje pune. Besimi, 68 vjeçar, tregon amanetin që i la i ati para se të ndërronte jetë.

“E kam ruajtur sepse e ka lënë plaku, babai im. Kur ka qenë 17 vjeç ka hapur kanalin. Hante bukë thatë këtu e ngriti 4 mullinj. Kanë qenë edhe tre të tjerë, por… në atë kohë s’ka patur fabrika. Kur po vdiste, babai më tha, ruaje mullirin, ma la amanet.”-tha i moshuari në intervistë për A2.

Mulliri vihet në punë përmes ujit. Fuqia shtytëse e ujit zëvendëson energjinë elektrike, e sipas Besimit edhe cilësinë e bluarjes së drithërave.

Kjo mbushet këtu me ujë dhe boshti rrotullon gurin. Tre kuintal në orë mund të bluash. Më shumë bluhet misër, sepse miellin e nxjerr të ftohtë, nuk e djeg”-thotë Besimi.