Ndërhyrja heroike e një berberi… rrezikon veten për t’i shpëtuar jetën një burri

 Ndërhyrja heroike e një berberi… rrezikon veten për t’i shpëtuar jetën një burri

Edhe pse mund të zgjidhte të largohej për të shpëtuar veten, një i ri me profesion berber, u kthye në hero në qytetin e tij, i cili u godit rëndë nga rrëshqitjet e dheut e përmbytjet që erdhën prej reshjeve masive të shiut.

I riu pa një burrë të mbetur të bllokuar në kamionçinën e tij, që rrezikonte të përmbytje apo merrej përpara nga përmbytjet.

Me ndihmën edhe të fqinjëve aty pranë, i riu ka hedhur një litar drejt burrit e më tutje ka shkuar vetë drejt tij, për ta ndihmuar të largohet prej rrezikut.

Një banor i zonës aty filmoi gjithçka, ndërsa në median e huaj deklaroi

“Ai shkoi drejt atij burrit e thashë me vete, duhet ta regjistroj këtë moment, t’u tregoj të tjerëve sesa njeri me zemër të mirë është ky djalë”-tregoi qytetari.