Ndërroi jetë në konfliktin në Velipojë, përcillet në banesën e fundit jetimi i pafajshëm

 Ndërroi jetë në konfliktin në Velipojë, përcillet në banesën e fundit jetimi i pafajshëm

Mes lotësh e dhimbjes për largimin e tij të parakohshëm, është përcjellë këtë të hënë në banesën e fundit, Musaen Zeneli.

I riu ndërroi jetë orët e para të ditës së djeshme në Velipojë, teksa pjesëtarë të dy familjeve Ferracaku e Gjocaj shkëmbyen të shtëna mes tyre për shkak të një konflikti që kishte buruar për vendosjen e shezlonëve në plazh.

Si pasojë e të shtënave humbën jetën 4 persona, mes tyre dhe Musaeni.

I riu e kishte ditën e parë të punës në njërin prej hoteleve, pa e ditur se do të ishte e fundit ditë dhe jeta e tij do të prehej. Musaeni ishte jetim. I ati kishte vdekur. Ai punonte për të sjellë para për familjen e tij. Një ngjarje tragjike, në të cilën i riu që ndërroi jetë, nuk kishte asnjë faj.

“Përse mban këto atlete të grisura”

Kështu kujton tezja e të ndjerit, e cila në një intervistë për median, shpjegoi se familja e Musaenit ka jetuar në vështirësi ekonomike.

“Më kujtohet që e pyeta për një palë atlete të shqyera që mbante veshur. I thashë nuk ke të tjera?”

Më tha: Më pëlqejnë këto”, rrëfen mes lotësh familjarja e të ndjerit..