Ndeshje spektakolare, Italia shkon në Finalen e EURO 2020

 Ndeshje spektakolare, Italia shkon në Finalen e EURO 2020

Një ndeshje plot spektakël dhe 120 minuta luftë e momente emocioni. Ka përfunduar nga pika e bardhë e penalltive ndeshja mes Italisë e Spanjës. Fitimtare ka dalë Italia, falë një pritje të Donarumës dhe gafave të spanjollëve.

Pjesa e parë mes dy skuadrave më së shumti ishte një përballje për të kuptuar ndeshjen e kundërshatarit, ndërsa 45 minutat e pjesës së dytë sollën një spektakël të jashtëzakonshëm me sulme e kundërsulme nga spanjollët e italianët.

Të parë që shënuan ishin Italianët. Në minutën e 60 Chiesa shënon një supërgol me një goditje që shtangu portierin spanjoll.

Dukej se ndeshja kishte mbaruar, teksa italianët u vendosën në mbrojtje për të ruajtur rezultatin. Spanjollët tentuan disa herë për të shënuar, por më kot. E madje në disa raste Spanja ka shpëtuar për fije për shkak të kundrasulmeve të rrezikshme të Italisë.

Në minutën e 80  me një kombinim të shpejtë pasimesh, Morata çoi topin në rrjetë, duke elektrizuar të gjithë ekipin dhe tifozët.

90 minutëshi përfundoi me barazim ndërsa 30 minutat e shtesës ishin një lojë e kujdesshme nga ana e të dyja skuadrave.

Në pikën e bardhë të penalltive veçse, Spanja gaboi dy herë ndërsa Italia e portieri Donaruma nuk falën.

Nesër zhvillohet ndeshja mes Anglisë e Danimarkës. Fituesi e di tashmë, se në finale do të ketë Italinë