‘Ndihmë nga qielli’ për shuarjen e flakëve, në Kukës bien reshje shiu, breshër në disa zona

 ‘Ndihmë nga qielli’ për shuarjen e flakëve, në Kukës bien reshje shiu, breshër në disa zona

Pas punës së përbashkët mes forcave të Shqipërisë e atyre që erdhën nga Kosova për shuarjen e flakëve, në Kukës kanë mbërritur reshjet.

Pasditen e sotme Kukësi u përfshi nga reshje të dendura shiu, ndërsa në disa zona pati dhe breshër. Shiu ka sjellë dhe shuarjen e disa vatrave të mbetura të zjarrit, duke shpëtuar kësisoj bimësinë e pyjet që digjeshin apo rrezikonin të digjenish prej vatrave të reja.

Komisioni i Mbrojtjes Civile (Prefektura Kukës), ka bërë me dije se situata me zjarret tashmë është e qetë dhe se ditën e nesërme do të bëhet një kontroll i imtësishëm për të parë rezultatet e sjella nga reshjet në disa prej zonave të prekura nga zjarret.

“Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësit e EC-së së bashkive Kukës, Tropojë dhe Has i gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu i shoqëruar në disa zona me breshër.

Në këto momente situata është e qetë dhe vatrat e zjarrit janë të izoluara.” thuhet në njoftim.