Në rrugë çdo ditë për të ndihmuar të varfrit, historia prekëse e një 88 vjeçari

 Në rrugë çdo ditë për të ndihmuar të varfrit, historia prekëse e një 88 vjeçari

Në këtë botë ka njerëz me zemër të madhe, njerëz që duan të ndihmojnë të tjerët, veçanërisht të varfrit e të pamundurit.

Si rasti i këtij të moshuari i cili quhet Henrike. Ai është është 88 vjeç dhe shpesh e gjen në rrugët e qytetit të tij (Brazil) me një tabelë në dorë, ku shkruhet: “Kurse anglishteje, mësime falas”

Një fotografe e vuri re të moshuarin dhe shkoi ta pyesë për kurset në anglisht, e bindur se i moshuari po mbante në dorë një ‘reklamë’ të rrejshme. Por pas bisedës me të moshuarin, mendja e saj ndryshoi.

“Isha e gabuar”-tregoi gruaja.

Fotografja nis të bisedojë me të moshuarin dhe mbetet gojëhapur. 88 vjeçari njeh 9 gjuhë. Për të mos u bërë barrë për ata që ndihmon, është ai që shkon në shtëpitë e ‘nxënësve’, duke mos pranuar pagesë, qoftë edhe për një biletë autobusi.

Gruaja e pyet se pse ai bën gjithë këtë orvatje, duke patur parasysh moshën e tij të thyer. Përgjigja e 88 vjeçarit është me të vërtetë prekëse. Ai i tregon fotografes se arsyeja është e thjeshtë, ka dëshirë të ndihmojë ata që duan të mësojnë, por nuk kanë mundësi.

“Më kupto, unë dua të ndihmoj ata që nuk kanë mundësi apo para për të paguar. Për çfarë më duhet mua të mbledh para?’-i tregoi i moshuari.

Fotografja, e quajtur Fran, postoi fotot e të moshuarit dhe në përshkrimin e saj tregoi se në fund të bisedës me Henriken, u përlot.