Nebi Gashi gëzon shtëpinë e re! Lajmin ia jep reperi Gold AG

 Nebi Gashi gëzon shtëpinë e re! Lajmin ia jep reperi Gold AG

Ekipi i “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në Kishnicë në komunën e Graçanicës, në Kosovë për t’i dhuruar Nebi Gashit banesën e re. 34 vjeçari është i paralizuar prej katër vitesh nga puna e rëndë fizike në ngarkim shkarkim.
Ditët i shtynte me shpresën se dikush do zgjaste dorën e ndihmës. Thirrja e tij për ndihmë u dëgjua nga shqiptarët të cilët me bujarinë e tyre i ndryshuan fatin duke e gëzuar me një shtëpi të re.
Reperi i njohur në mbarë shqiptarinë Gold AG, i dha Nebiut lajmin e madh “ Erdhëm këtu për të thënë se shtëpinë ta ka blerë Elvisi dhe emisioni “Shqiptarët për shqiptarët, ta gëzosh dhe ia pafsh hajrin. Ata u bënë bashkë që ti të kesh një banesë të re”,- i tha reperi Nebiut i cili nuk i mbajti dot lotët.