Nëna po luftonte me sëmundjen, vajza zbulon se dhe ajo ishte prekur nga kanceri

 Nëna po luftonte me sëmundjen, vajza zbulon se dhe ajo ishte prekur nga kanceri

Kur Amanda mësoi se e ëma kishte kancer të gjirit, do të ishte një goditje e rëndë. Njeriu më i shtrenjtë, nëna, do të luftonte me një kalvar vuajtjesh, dhimbjesh, një sprovë nga e cila mund edhe të mos kthehej.

Amanda, 46 vjeçe, kujdesej për të ëmën dhe pak muaj më vonë shkoi të bëjë një vizitë. Zbuloi se dhe ajo kishte kancer në gji. Kjo ishte goditja e dytë, jo vetëm për Blerin, por edhe për nënën e saj 65 vjeçe.

“Unë e dija nga rastet e shumta në familjen tonë, se risqet që të kisha kancer gjiri ishin të larta.”-tregoi për median e huaj Amanda, e cila është nënë vetë.

Amanda me të bijën e mitur

46 vjeçarja kishte planifikuar të kryente kemio- terapi si dhe mastektomi, heqjen e të dy gjinjve dhe vënien e implanteve, në mënyre që të reduktonte ndjeshëm sasisë e qelizave të gjoksit që mund të ktheheshin sërish në kanceroze.

Por nuk e bëri një veprim të tillë. Ajo vendosi që t’i bëjë nënës së saj 65 vjeçe trajtimet e nevojshme (seancat kemio dhe operimin).

“Ishte shumë e rëndë për trupin tim… atje mendova me vete, nuk do të jetoj gjatë, do të më vrasë”-kujton 65 vjeçarja e quajtur Teri.

Pas kurimit të së ëmës dhe pasi mësoi se ishte e prekur vetë nga kanceri, Amanda gjithashtu u përball me sprovën e operimit.

Tashmë të dyja ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe sëmundja e tyre ka ndaluar.

Për më tepër shikoni videon