Nesër akrepat kthehen prapa 60 minuta, BE “harron” në sirtar diskutimet për mosndryshimin e orës

 Nesër akrepat kthehen prapa 60 minuta, BE “harron” në sirtar diskutimet për mosndryshimin e orës

Në orën 3:00 të mëngjesit të ditës së nesëme, ora do të ndryshojë. Akrepat do të zhvendosen një orë prapa (02:00), duke bërë që dita të humbasë 60 minuta në këmbim të natës.

Pavarësisht se Bashkimi Europian diskutoi për disa kohë për mos ndryshimin e orës, duket se ende nuk ka një vendim unifikues mes shteteve. Brexit dhe më pas ardhja e pandemisë Covid duket sikur e lanë në sirtar debatin mes shteteve për mbajtjen e orës verore apo dimërore përgjatë gjithë vitit.

Ndryshimi i orës shënon dhe ardhjen e periudhës së dimrit. Ora dimërore do të na shoqëroje deri në natën mes të shtunës e të dielës së 26 e 27 marsit të vitit të ardhshëm, kur akrepat do të rikthehen në orën verore.