“Po më bezdiste” Kamëz, babai rreh dhe bën për spital të bijën 6 vjeçe…

 “Po më bezdiste” Kamëz, babai rreh dhe bën për spital të bijën 6 vjeçe…

Një vajzë 6 vjeçare është shtruar në spital pasi babai i saj, një 27 vjeçar, ka ushtruar dhunë fizike.

Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur në Kamëz. Babai me inicialet R.K, ka qenë në banesë vetëm me të bijën, ndërsa e shoqja ka qenë në punë. Siç raporton News24, gjatë dëshmisë në polici, babai ka thënë se e bija po e bezdiste dhe ai e ka goditur.

Ka qenë nëna e të miturës e cila ka bërë denoncimin në polici, ndërsa 6 vjeçarja ndodhet ende e shtruar në spital.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.”-njoftoi më herët policia.