Nënës së dy jetimëve nuk i besohet kur merr lajmin e madh, shpërthen në lot gëzimi

 Nënës së dy jetimëve nuk i besohet kur merr lajmin e madh, shpërthen në lot gëzimi

“Kjo nënë është heroinë, s’ka parë një ditë të mirë…ne jemi të gëzuar që po shkojmë, për t’i shtrirë dorën e ndihmës. Mendoj se do të bëhemi shkak që të hapet një dritare e rej jete për ta.”

Kështu u shpreh Elvis Naçi, teksa së bashku me Fatmën u nisën për të takuar Violetën, nënë e dy fëmijëve jetimë.

Elvisi, Fatma, Violeta dhe djali i saj i vogël tashmë janë në Durrës. Këtë familje të vuajtur në jetë, e pret një surprizë shumë e madhe.

“Tani, me gjithë vuajtjet që ke kaluar në jetë, ke menduar se s’ka të ardhme… ne jemi këtu bashkë sot, urdhëro këtë çelës e hape derën e shtëpisë tënde të re”-i thotë Fatma Violetës, ndërsa kjo nënë e vuajtur shpërthen në lot.

Violetës nuk i besohet se pas shumë vitesh vuajtje e skamje, ajo po hyn në një shtëpi që do ta gëzojë me dy djemtë e saj. Nuk i ndal dot lotët e ulet në gjunjë…

“O Zot i madh… nuk e besoj dot”-thotë Violeta.

Elvisi: Violeta ta gëzoni, e meriton se je duke rritur jetimë… ke kaluar shumë vështirësi, por me Zotin përpara

Violeta: Faleminderit Zoti ju shpërbleftë…. jam e mpirë komplet

Elvisi: Të qetësohesh, sepse këtu erdhëm për t’u lumturuar. Ne e dimë edhe për fëmijën tënd tjetër që është larg jush

Violeta: Kam 6 muaj pa e parë, më dhemb shpirti.

Elvisi: Do jeni së bashku shumë shpejt me të në këtë shtëpi të re. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë Violeta. Është një njeri shumë i mirë që e ka bërë këtë mirësi. Është i Tiranës e më tha, kam një qëllim… kam parë emisionin më tha, kam parë gjërat e mira që keni bërë. Më shpjegoi se këtë shtëpi e ka marrë por nuk vjen më shpesh. Më kërkoi, a ka mundësi që ta gjesh një familje që ka nevojë, e t’ja dhuroni këtë shtëpi? I thashë do të mundohem, të strehojmë një familje me jetimë. Sepse motër Violeta, ne kemi mësuar se çfarë ke kaluar ti dhe mendojmë se një nga njerëzit më meritorë, je ti. Ta gëzosh këtë shtëpi dhe do të jemi në krah tuajin.