Nesër nxënësit fillojnë mësimin me kohë të plotë e pa turne, çfarë thonë shqiptarët

 Nesër nxënësit fillojnë mësimin me kohë të plotë e pa turne, çfarë thonë shqiptarët

Duke filluar nga e hëna (4 tetor), të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të 12-tën, do të nisin mësimin e rregullt, me orar të plotë dhe pa patur nevojën e turneve.

Ministria e Arsimit në koordimin me institucionet e tjera, vendosi të ndryshojë vendimin për heqjen e turneve të mësimit e orareve të shkurtuara. Një kërkesë e tillë u kërkua nga shumë prindër të cilët protestuan dhe nisën të nënshkruajnë një peticion për heqjen e turneve e orarit të shkurtuar në mësim.

Nesër afro 480 mijë nxënës të sistemit parauniversitar, fillojnë mësim normalisht.

Por çfarë thonë qytetarët në Shqipëri?

“Shumë më mirë për neve që fëmijët po fillojmë mësim me kohë të plotë, se edhe ne nuk kemi kohë. Kam dy fëmijë e koha nuk del që njëherë të çoj njërin e njëherë tjetrin”-tha një grua në prononcim për median, nënë e dy fëmijëve të mitur.

“Në shtëpi sado të mësojnë, siç janë në shkollë nuk mësojnë dot.”-tha një e moshuar.

“Edhe Ministria ka patur vullnetin e mirë për të dëgjuar mendimin e prindërve”-tha një grua.

“Mendoj që është zjidhja  duhur. Le të shtohen masat higjenike. Nuk mund të na përkufizojë jetën pandemia, duhet ne të gjejmë masa mbrojtëse kundrejt saj. Di të them që u mor një vendim i duhur, që zëri i njerëzve të dëgjohet”-tha një tjetër grua.

Kujtojmë se shumica e stafit pedagogjik në Shqipëri është e vaksinuar tashmë