Ngjarja e pazakontë, “Alexa” i sugjeron 10 vjeçares të prekë prizën me një monedhë

 Ngjarja e pazakontë, “Alexa” i sugjeron 10 vjeçares të prekë prizën me një monedhë

Në shekullin e XXI njeriu është i “lidhur” si kurrë më parë me teknologjinë ndërsa hapat drejt një inteligjence artificiale të mirfilltë na çojnë përpara në terrene të paeksploruara më parë.

Shumëkush i ka cilësuar teknologjitë e asistentëve virtualë si hapat e parë drejt inteligjencës artificiale, por duket se në jo pak raste, njerëzit janë përballur me problmatika.

Siç është rasti me një 10 vjeçare, e cila i ka kërkuar ‘Alexa’-s (asistenti virtual i Amazon) që t’i sugjerojë një “sfidë” për të bërë.

Alexa i ka sugjeruar vajzës që të vendosë një karikues telefoni deri në gjysmë në prizë, e më tutje ta prekë dhëmbët e karikuesit me një monedhë metalike.

Incidenti që fatmirësisht nuk prodhoi lëndime për vogëlushen, u tregua nga nëna e saj në rrjetin social. Kristin, nëna  10 vjeçares, tregoi se po shikonin disa sfida fizike me përmbajtje eduktive në You Tube pak më herët, ndërsa e mitura kërkoi të bënte diçka më shumë duke pyetur ‘Alexa-n’.

Por dukshëm asistenti virtual i kishte sugjeruar një fëmije që të bënte sfidën e monedhës (Penny challenge), një “sfidë” e rrezikshme që prej kohësh qarkullon nëpër rrjete sociale si ‘TikTok.

Fatmirësisht aty ndodhej nëna e vajzës, e cila menjëherë ka ndërhyrë për të mos lejuar të bijën të tentojë.

Amazon i tha BBC-së në një prononcim se tashmë e kanë përditësuar Alexa-n për të ndaluar asistentin që të rekomandojë të tilla aktivitete në të ardhmen.

“Besimi i klientëve është në qendrën e gjithçka të asaj që bëjmë dhe Alexa është e dizenjuar që të japë informacion të saktë, relevantë e të dobishëm për klientët. Sapo e vumë re gabimin, morëm masa të menjëhershme për ta rregulluar”-thuhej në prononcimin e Amazon.