Një “ekspozitë” me kohën e numëruar…

 Një “ekspozitë” me kohën e numëruar…

Përgjatë 10 viteve të fundit, Derek Yung e ka krijuar artin e tij në një ‘telajo’ mjaft të brishtë, e cila me kalimin e minutave apo orëve shuan artin e tij.

Artisti krijon art nëpër brigjet e plazhet e Hong Kongut, duke përdorur vetëm një shkop dhe një grabujë

“Batica e merr me vete vizatimin. A është kjo gjynah? Nuk mendoj kështu. Besoj se kjo është pjesë e natyrës. Baticat e zbaticat janë pjesë e natyrës”-tregon artisti.

Yung thotë se inspirimin e gjen atje ku ‘pikturon’, duke parë natyrën. AFP i ka kushtuar një kronikë, ku tregohen pamjet e një arti me kohën e numëruar.

Më poshtë gjeni disa foto të artit të bërë përgjatë viteve nga ana e Derek Yung.