Ngjarja e pazakontë, kalimtari i shpëton jetën një fëmije që bie nga ballkoni

 Ngjarja e pazakontë, kalimtari i shpëton jetën një fëmije që bie nga ballkoni

Një fëmijë  i mitur ka shpëtuar nga rënia prej ballkonit mrekullisht, falë trupit të një burri i cili po qëndronte poshtë ndërtesës. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e pabesueshëm kur fëmija bie nga ballkoni i shtëpisë drejt shpatullave të një kalimtari, i cili u kthye në hero… edhe pse ‘aksidentalisht’. Burri,  i identifikuar si Ruhi Asci, shpjegoi për median lokale, se në fillim mendoi se një vazo me lule i ra në shpatulla.

I mituri duket nga pamjet e kamerave se bie me fytyrë e më pas në trupin e kalimtarit. 1 vjeçari rrëzohet më pas në tokë me trup. Kur kalimtari kthehet, shikon i tronditur se mbi shpatullat e tij kishte rënë fëmija.

Menjëherë ai e merr në krahë vogëlushin, ndërsa nëna e këtij të fundit shikon të birin nga ballkoni e vrapon për të zbritur poshtë ndërtesës.

I mituri shkon në spital së bashku me të ëmën dhe për mrekulli, lëndimet që ka marrë nuk i rrezikojnë jetën… gjithçka falë shpatullave të një kalimtari, që pa e ditur u bë ëngjëlli mbrojtës i 1 vjeçarit.